Selena Gomez nuk e ka ndaluar pandemia që të vazhdojë me projektet e saj. Aktorja është e përkushtuar çdo ditë ndaj komedisë së re që po xhiron nën titullin “Only Murders in the Building”. Ditën e djeshme ajo është fotografuar nga paparcët teksa del nga xhirimet në New York, e veshur me një xhup të gjatë të zi, fund, golf, geta dhe kambale me takë. Rehatia dhe i ngrohti janë kryefjala e veshjes së saj, ndërsa grimi është i lehtë më bazë, ngjyrat e tokës.
Këtë stil me siguri e keni hasur edhe ju rrugëve të Tiranës pasi xhupat e gjatë janë trendi i këtij dimri./revistawho.com