• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në përfundim të ‘Shiko Kush Luan’, Luana i dedikon këto fjalë kapitenëve të skuadrave dhe Fifit

 

Mbrëmja e sotme në ‘Shiko Kush Luan’ pritet të rezervojë plot surpriza në ekranin e ‘Top Channel’. Luana Vjollca ka zgjedhur t’i falenderojë dy kapitenët e saj dhe Fifin me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku ka treguar se pa ta asgjë nuk do të kishte kuptim.
“‘ShikoKushLuan’ pa pjesëmarrjen e dy kapitenëve të skuadrave @florjanbinaj @rezartveleshnja dhe të këngëtares kryesore @fifi.official.fr nuk do kishte kuptim e as sukses! Faleminderit Flor, Rez, Fifushe. Pas pak një finale plot surpriza”, ka shkruar Vjollca krah fotove ku shfaqet pranë kapitenëve dhe Fifit.
Me siguri mbrëmja e sotme do të ketë shumë të papritura, pasi Luana ka zbuluar se pjesë e saj do të jenë emrat më të njohur të estradës shqiptare./revistawho.com