• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në oborrin e shtëpisë së Almedës dhe Tolgahan, emri i Efehan gjendet kudo

Me anë të disa postimeve në ‘Instastory’, bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka zbuluar se si duket oborri i shtëpisë së saj mes gjelbërimit dhe rrezeve të diellit. Në njërën prej videove të publikuara, Abazi ka treguar se në një nga pemët e shtëpisë është gdhendur emri i më të voglit të saj dhe Tolgahan, Efehan.

Nga pamjet dallohet se aty nuk mungojnë dhe lodrat e ndryshme për djalin, i cili vetëm pak ditë më parë festoi 1-vjetorin e tij në një festë private të krijuar në ambientet e shtëpisë. Me siguri sapo Efehan të hedhë hapat e parë, do të nisë të vrapojë në kopshtin e gjelbërt të mbuluar nga rrezet e diellit, ashtu siç duket dhe nga pamjet që ka ndarë Almeda./revistawho.com