• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ne nuk na bien paratë nga qielli”, Syhani i përgjigjet fansit që i tha se e ka në terezi

Aktorja Tuba Buyukustun të cilën e njohim si “Syhan” nga seriali “Xhesuri dhe e bukura”, gjatë kësaj kohe pandemie ka qëndruar shumë aktive në rrjete sociale duke dhënë mesazhe për fansat. Së fundmi një fans i shkruajti aktores se ajo e ka në terezi dhe qëndron në shtëpi sepse është e pasur ndërsa qytetarët u duhet të punojnë për të fituar para. Këtij komenti, aktorja iu përgjigj duke shkruar se paratë nuk vijnë nga qielli dhe se të gjithë duhet të ndërgjegjësohen të qëndrojnë në shtëpi për të mirën e tyre dhe të vendit. “Askujt nga ne nuk i bien paratë nga qielli. Ne po mundohemi të vendosim unitet këtu. Po qëndrojmë në shtëpi sepse është mirë për të gjithë. Nëse e lëmë virusin të përhapet, sistemi shëndetësor në Stamboll do të futet në kolaps”-u përgjigj aktorja./revistawho.com