• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në një foto me shkesin e martesës së saj, Blerina Bombaj tregon se nuk do e mendonte jetën e saj ndryshe

Dietologia e njohur, Blerina Bombaj ka ndarë së fundmi një foto nga ceremonia e saj e dasmës shumë vite më parë, së bashku me stilistin Joni Peçi, i cili është dhe shkesi i martesës së saj.

“@jonipeci_store shkesi i martesës sime, mik i ngushtë i asaj kohe, tani më rrallë shihemi dhe stilisti im i asaj nate. Thjesht meqë më doli përpara kjo foto, desha t’i them që po mos ishte ai, as jeta ime s’do ishte kjo, ufff as që dua ta mendoj! Shyqyr që ishte”, ka shkruar Blerina krah postimit të fundit.

Ajo ka treguar herë pas here me postimet e ndryshme se është shumë e lumtur me jetesën që ka larg zhurmave të kryeqytetit, në fshatin e Domjes pranë njerëzve më të dashur./revistawho.com