• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në nisje të ‘Top Show’, Alban Dudushi surprizon në studio gazetarin investigativ

Mbrëmjen e sotme ka startuar në ekranin e ‘Top Channel’ sezoni i ri televiziv i ‘Top Show’ me gazetarin e njohur, Alban Dudushi. Ndonëse në këtë hyrje programi kishte rezervuar temat e aktulitetit dhe politikës, ajo çfarë i surprizoi të gjithë ishte mbyllja e pjesës së parë të emisionit.

Albani kërkoi që të trajtonte diçka ndryshe nga tematika në të cilën ndodheshin, duke treguar se gazetari Artan Hoxha festonte 45-vjetorin. Në mes një zgjedhjeje për të festuar ditëlindjen apo për t’u paraqitur në emision gazetari i njohur investigativ kishte zgjedhur këtë të fundit. Megjithatë familja e tij vendosi ta surprizojë gjatë minutazhit të emisionit duke i dërguar një buqetë me lule dhe duke e uruar publikisht.

Me siguri ky moment do të mbetet një kujtim tepër i bukur në memorien e Hoxhës./revistawho.com