• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në natën e Kadrit, Çiljeta zbulon si ka shkuar muaji i agjërimit për të

Çiljeta Xhilaga ka qenë pasditen e sotme e ftuar në programin e pasdites, ‘Ftesë në 5’, aty ku ka treguar se si ka shkuar ky muaj agjërimi për të. Këngëtarja ka pohuar se është ndjerë mjaft mirë falë besimit në zot megjithatë periudha e vetizolimit e ka bërë të konsumojë më shumë ushqim duke shtuar në peshë. Çiljeta ka treguar gjithashtu se ka shtuar aq kilogramë sa ka arritur peshën kur ishte në muajin e 9-të të shtatzënisë me Fernandon.

E pyetur nga Bieta, Xhilaga ka shpjeguar gjithashtu dhe pse nuk ka dëshiruar të flasë shumë shpesh për besimin e saj në rrjetet sociale, për shkak se komentet e ndjekësve e kanë mërzitur deri diku.

Në një natë të shenjtë si e sotmja, për të gjithë besimtarët muslimanë, Çiljeta pohoi se gjëja më e shtrenjtë mbetet familja dhe se kur falet ata janë mendimi kryesor i saj./revistawho.com

CLOSE
CLOSE