• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, Adelina Tahiri i dedikon këngë djalit të saj

Adelina Tahiri pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë nga martesa me avokatin maqedonas Serjoza Markov. Tanimë që numërimi i ditëve ka filluar mbrapsht, këngëtarja ka vendosur që të bëjë një këngë dedikuar djalit. Me anë të kësaj kënge Adelina nuk synon të korrë suksese, por dëshiron që këtë ta ketë si një kujtim për periudhën e pritjes së ëmbël. Në tekstin e saj ajo do të tregojë për të gjitha përjetimet, e trishtuara dhe të lumtura, të ciklit nëntë mujor. Data e publikimit nuk është zbuluar ende por me siguri kënga do të jetë mjaft emocionuese.

Në muajt e parë të shtatzënisë, këngëtarja ishte mjaft e tërhequr me publikimin e fotove. Ndërsa kohët e fundit ajo është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke publikuar imazhe të cilat tregojnë se nuri i shtatzënisë e ka zbukuruar shumë. /revistawho.com