• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Në Kopertinë, Vetëm në WHO

NË KOPERTINË / Usta rrëfen raportin me Gentën: Dasma së shpejti, për propozimin kam menduar një surprizë… (PJESA 2)

Nga Eraldo Rexho / Fotot: Geljant Kaleci / Video: Arbër Shehu / Hair & Make Up: Suela Çangu / Veshjet: Joni Peçi (kostumet); Geraldina Sposa (fustanet) / Bizhuteritë: By Best Albania – Swarovski

EKSKLUZIVE NË REVISTAWHO.COM (VIJON NGA PJESA 1) – Një raport i nisur vetëm nga shikimet, nga të komunikuarit me shenja. Ai nuk e dinte që ajo ishte këngëtare, ajo dinte po aq pak për të. Një mbrëmje shtatori të një viti më parë, në Prishtinën e mjegullt të vjeshtës, ai dhe ajo, u gjetën në të njëjtën tavolinë. Krejt rastësisht. Ata nuk dinin si të flisnin me njëri-tjetrin, por kjo padije i bëri më të thjeshta sjelljet, i zhveshi nga paragjykimet e droja, sepse gjuha e trupit përcjell gjuhën e zemrës. Jemi në një tjetër mbrëmje shtatori dhe ata të dy kanë kaq shumë për të thënë. Gjithçka nisi rreth një torte…

Si u njohe me Gentën?

Princeshën time e kam parë për herë të parë tek restoranti i një shokut tim në Kosovë dhe që me shikim të parë m’u mbush zemra për të.

Çfarë të pëlqeu më shumë tek ajo kur e pe?

Herën e parë që e pashë ajo dukej shumë bukur dhe ishte shumë e natyrshme.

Çfarë të pëlqen më shumë tani që e njeh?

Jam shumë i lumtur që e kam njohur. Genta është një njeri i bukur!

Ishte hera jote e parë në Kosovë ditët kur takove Gentën?

Unë kam qenë edhe më parë në Kosovë, natyrisht për biznes tek restoranti i një shokut tim. Aty është vendi ku e kam takuar për herë të parë dhe nuk e dija që ishte këngëtare.

Si ka ndryshuar jeta jote pas atij takimi?

Unë jam shumë i lumtur që e kam njohur princeshën, dashurinë e jetës sime. Me të çdo ditë është bërë më e bukur.  

Sa kohë keni qëndruar duke komunikuar?

Kur unë e njoha Gentën, fatkeqësisht nuk mund të flisja anglisht. Me kalimin e kohës po mësoj anglisht me Gentën dhe ajo më dha kohë. Ajo dëshironte që të komunikonte patjetër me mua dhe unë mund të flas tani anglisht me të.

Kur e ke marrë puthjen e saj të parë?

Puthjen time të parë e kam marrë pas takimit të dytë.

Keni bërë plane për të ardhmen? Flisni për këtë temë?

Të gjithë planet e mia do t’i bëj me princeshën time. Për momentin jemi duke shijuar çdo çast me njëri-tjetrin. Çdo gjë do të vijë me kohën.

Kur do ta propozosh?

Propozimi im për martesë do të jetë së shpejti me një surprizë të bukur.

Si e mendon dasmën me Gentën?

Ne kënaqemi shumë me njëri-tjetrin dhe do të organizojmë çdo gjë për ditën më të bukur, kur ajo të vijë. Që besoj se do të jetë së shpejti me pjesëmarrjen e me familjes sime, familjes së Gentës dhe të gjithë miqve tanë.

I ke takuar familjarët e saj? Si shkon me ta?

Unë kam takuar mamanë e saj në Kosovë dhe tezet, ndërsa babin e saj dhe motrat e vëllezërit i kam takuar kur kam qenë në Amerikë. Atje i kam vizituar dhe kam shpenzuar kohë me ta. Jam shumë i lumtur që e kam njohur familjen e mrekullueshme të saj, tani e di pse ajo është kaq e mirë.

Po miqtë e Gentës i ke njohur?

Jo të gjithë, por pjesën më të madhe e kam njohur dhe janë të gjithë të paparë.

Ç’mendon për faktin që ajo është kaq e famshme?

Unë më parë nuk e dija që ajo është e njohur dhe këngëtare. Pasi e njoha e mora vesh që është këngëtare shumë e njohur dhe jam sigurisht i impresionuar nga thjeshtësia e saj.

Të pëlqen muzika e saj, i ke dëgjuar hitet e mëparshme?

Unë kam parë videoklipet dhe natyrisht që jam mahnitur nga klipet e mrekullueshme dhe muzika fantastike. I kam dëgjuar hitet e saj dhe janë të gjitha shumë të bukura.

Bëhesh xheloz për të?

Unë jam xheloz dhe ajo është shumë xheloze, por kjo është normale kur duhesh shumë.

Me çfare merresh?

Unë jam biznesmen prej 15 vitesh, merrem me tregëti paketimesh në të gjithë Europën.

E keni vendosur ku do të jetoni bashkë?

Ne do të jetojmë në Zvicër dhe në Turqi. / revistaWHO.com