• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Në Kopertinë

NË KOPERTINË / Rrëfimi i Alessio Aliajt: Ju prezantoj me gruan e jetës sime, së shpejti bëhemi prindër

Nga revistawho.com

Modelit seksi, gjithnjë i veshur bukur, rrethuar me njerëz të famshëm e vajza të bukura, po i ndryshon jeta përgjithmonë. Kohët kur ai i priste agimet në ‘club’-et më të famshme në Australi janë drejt fundit, pasi pas pak muajsh Alessio Alian do e presë në shtëpi një bebush dhe gruaja e tij Katherine. Në intervistat e mëparshme ai deklaronte se kur të ishte mbi të 30-tat do të donte që të kishte familjen e tij e në fakt e realizoi. Pasi ia rrëmbeu zemrën një vajzë e thjeshtë e gjithnjë e buzëqeshur, Alia e ndau mendjen e tani po bëhet gati për dasmë. Në këtë rrëfim për “revistawho.com” ai ndan me lexuesit lajmi se pret të bëhet baba si dhe detaje të tjera nga njohja me Katherine, vajzën që e bëri të mos e mbajë fjalën e dhënë përpara një viti në kopertinën e “WHO” se do të martohej me një shqiptare…

Alessio, dimë që do bëhesh baba… Si u ndjeve kur e more vesh?

Eshtë e vërtetë.  Mezi po pres të bëhem baba. S’e shpjegoj dot me fjalë se sa i lumtur u ndjeva në ato momente, ku ndodhesha në Barcelonë (buzëqesh).

Kush ishte personi i parë me të cilin e ndave lajmin?

Siç ju thashë ndodhesha në Barcelonë dhe lajmin e ndava me miqtë e mi që kisha aty, dhe pastaj me motrën e me familjen e Katherine.

Gjinia e bebit çfarë është?

E kemi lënë si suprizë për në fund. Rëndësi ka të lindë i shëndetshëm (buzëqesh).

Do doje djalë apo vajzë?

Shumë gjëra kërkojmë të kemi, por duhet të gëzohemi me realitetin. Si djalë si vajzë, ju betohem që jam shumë i lumtur. Nëse do të jetë vajzë e pres si një princeshë në jetën time, ndërsa po qe djalë do të jetë kampioni i jetës së babit.

Kujt do të doje që t’i ngjante?

Të na ngjasojë të dyve. Sytë t’i ketë si të mamit dhe të tjerat nga të dy (qesh).

Do kujdesesh edhe ti për të, apo vetëm partnerja jote?

Patjetër që do kujdesem dhe unë, përndryshe ç’kuptim ka të bësh një fëmijë dhë të mos kujdesesh për të. Do e bëj me shumë dëshirë.

Do jesh një baba i rreptë, apo tolerant?

Unë do të bëj të pamundurën që t’i tregoj çdo gjë të mirë që mendoj se i duhet në jetë, si çdo prind i mirë i kësaj bote.

Ne dimë shumë pak, për të mos thënë aspak për Katherine? Na trego pak si u njohe me të?

Rastësisht jam njohur më të, në një lokal. Jemi njohur nga një shoku im dhe me kalimin e kohës Kath më ka qëndruar gjithmonë afër. Pas disa muajsh e kuptova që ajo është njeriu që duhet të jetë në jetën time. Kath është një vajzë shumë e thjeshtë, punon si terapiste në një qendër bukurie. Është një vajzë që buzëqesh gjithnjë dhe është perfekte për mua.

Është ajo dashuria e jetës tënde?

Absolutisht po!

Çfarë ka ajo, që nuk e kishin vajzat e tjera përpara saj?

Ka shumë gjëra që s’i kanë pasur vajzat që kisha më parë.

Do të martoheni?

Patjetër, madje shumë shpejt. Dhe ftesa e parë e dasmës është për ju. (qesh)

E ka problem ajo famën tënde?

Aspak! Prandaj jemi bashkë, e kemi pranuar njëri-tjetrin pa kushte.

Si po shkon puna në Australi?

Punët janë shumë mirë, evente ka pafund dhe restorantet punojnë shumë mirë. Kam qenë tepër i zënë me eventin e fundit që bëmë, “Rnb Fridays Live”. Tani jam pushim për 1 muaj dhe ndaj po rikthehem në vendlindje, në Shqipëri. / revistawho.com