• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Në Kopertinë

NË KOPERTINË / E bukura Fioralba Dizdari: Ju tregoj për ceremoninë e Trump, kush më ftoi dhe si ishte atje

Nga revistawho.com / Foto: Endrit Mërtiri / Hair & Make Up: Suela Çangu / Veshjet: Butik Bazaart; Busti pink: Danida Fashion

Gazetarët e dinë se në rastet kur personazhi që rrëfehet është një vajzë shumë e bukur, një copëz suksesi për intervistën është e garantuar. Kështu do të ndodhë me siguri me këtë artikull pasi në “revistawho.com” sot flet Fioralba Dizdari. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe Albania 2013”, është shpallur “Modelja më e mirë e vitit” në 2004-ën, ka pozuar për disa revista të njohura dhe marka të famshme si Sherri Hill, Christian Dior e Paco Rabanne. Fioralba është marrë me modeling që në moshën 15-vjeçare ndërsa në 2005-ën, nënshkroi një kontratë me “Elite Model Management”. Sot jeton në Shqipëri, por pa u shkëputur kurrë përfundimisht nga superfuqia e modës, Amerika. Sigurisht që është përfshirë nga zhvillimet më të fundit atje, ku sapo u zgjodh një udhëheqës i ri. Në përgjigjet e mëposhtme Dizdari na jep opinionin e saj për Trump-in e famshëm, detaje nga përditshmëria, synimet për më vonë dhe vlerën e Enrit në jetën e saj. Pse nuk e thamë që në fillim?! Djema na vjen keq, e bukura Fioralba është e dashuruar.

Fioralba si ka nisur ky vit për ty, me çfarë po merresh këto kohë?

2017-a ka nisur mbarë, e angazhuar në shumë aktivitete dhe set-e fotografike. Me plane që me padurim pres t’i bëj publike, por gjithçka në kohën e duhur. Së shpejti do të nxjerr dhe websitin tim ‘online’ në www.fioralbadizdari.com ku do të ketë gjithçka që unë kam punuar dhe punoj në fushën e modelingut, rrugëtimin tim si “Modelja më e mirë e Shqiperisë 2004”, “Miss Universe Albania 2013”, pastaj puna ime me Fadil Berishën, përditshmëria ime, eventet ku unë jam e ftuar dhe përshtypjet që kam mbi to, do ketë shkrime të miat, me pak fjalë gjithçka që ka të bëjë me Fioralbën.

0G7A7332

Ke qenë e ftuar në pritjen e Presidentit të ri të SHBA Donald Trump, për të shoqëruar partnerin tënd… Na trego pak si mbërritët deri këtu? Si ishte gjithçka atje?

Ka qenë një javë e paharrueshme, e mrekullueshme duke filluar me vizitën në Capitol Hill Washington, e pasuar nga një sërë vizitash dhe takimesh me kongresmenë dhe drejtues të lartë të Partisë Republikane Amerikane dhe në fund ceremonia e shumëpritur e betimit dhe ballot e paharrueshme presidenciale. Sigurisht që asgjë nuk është rastësi, vitet e fundit partneri im ka qenë pjesë e disa trajnimeve dhe konferencave të rëndësishme, organizuar nga Republikanët në Amerikë, ku në disa raste e kam shoqëruar edhe unë. Në kuadër të bashkëpunimit afatgjatë, një nga kompanitë që organizoi fushatën elektorale të Donald Trump dhe drejtues të stafit të tij të ngushtë, na ka ftuar të jemi pjesë e eventeve të inagurimit dhe takimeve, Enri më pas ftoi disa miq, stafin e tij dhe anëtarë të Partisë Demokratike që të jenë të pranishëm së bashku me ne. Shpreh bindjen që ky ishte deri tani eventi më madhështor ku kam marrë pjesë. Ishte mundësi por dhe kënaqësi e madhe të ishe pjesë e kësaj ceremonie ndër më të veçantat dhe të bukurat në botë.

E aspiron edhe vetë politikën?

Dikur po, por tani jam fokusuar më shumë në punët e mia. Politika më intrigon. Kam qenë e apasionuar pas saj dhe gjithmonë jam e informuar për gjendjen aktuale në Shqipëri edhe më gjerë, por dhe punën time nuk mund ta lë sepse nuk varet dhe aq nga unë, nuk më le ajo mua. Sigurisht tani po punoj shumë për projektet në vijim.

0G7A7013

Duke qenë se je shumë pranë një politikani të ri, si duket politika në vështrimin tënd?

Politika është e vjetër sa bota pavarësisht formave të ndryshme që pëson ajo, përmbajtja është e njëjtë. Politika më pëlqen për sa kohë zgjidh problemet e vështira të rangut global dhe të njerëzve të thjeshtë. Ishte koha kur pas Luftës së Dytë Botërore, u rend mbas materiales, por njëherësh ky gjysmë shekulli e ca, diferencoi shtresat popullore. Ndoshta zgjedhja e Trump do të ekuilibrojë ineresat materiale ekonomike pse jo dhe politike të globit. Njeri me vizione të forta dhe sukses të madh në sektorin financiar dhe që do të shikojë popullin amerikan si Zot të fatit të vet. Të presim dhe të shpresojmë se do të jetë një dritë jeshile edhe për ne.

Ndërkohë na trego pak për projektet e tua?

Shkoj e vij shpesh ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, projektet e mia lidhen ngushtë me atë vend. Kam një projekt që e kam ndërmend prej kohësh, por nuk dua të zbuloj asgjë derisa të konkretizohet. Pak javë më parë isha në NY ku bëra një set fotosh me Fadil Berishën dhe me veshje të Sherri Hill, të tjerat me radhë do t’i publikoj.

0G7A7231

Do të vijosh me modelingun, deri kur? A ka një afat?

Modelingu është pasion i jetës time, kam filluar të merem herët me të. Që në moshë të vogël pata fatin të punoj në Paris në një ndër agjensitë më prestigjioze në botë “Elite Model Management”. Modelingu është art i shpirtit pavarësisht se ka foto. Përpara blicit ti kërkon brenda vetes të gjesh më të bukurën, divinën. Përjeton një përmasë të askundshme e cila të kujton se jeta nuk është kjo që jetojmë, por ajo që duhet ta bëjmë dhe këtë oaz që ke zbuluar tek vetja në një çast magjik, ti kërkon ta përjetosh, ta bësh pjesë të jetës tënde, pra ia vlen. A nuk është e bukur kjo? Për modën dhe modelingun nuk kam vënë asnjë afat. Është vetja ime ajo që vendos. Do të vazhdoj të punoj derisa të kem mundësi, ndoshta deri atëherë kur modelingu do të jetë jashtë meje, është një kohë e largët, që sot për sot, as që e mendoj.

Dimë që ke pasur disa propozime në SHBA, por i ke refuzuar duke zgjedhur Shqipërinë. Enri është arsyeja?

Vërtet këto kohë jam më shumë në Tiranë, por vazhdoj ende të shkoj në Amerikë, sa herë kam oferta bashkëpunimi apo evente. Këtë e bëj prej vitesh tashmë. Shqipëria është vendi im, ku kam familjen, prandaj nuk kam dashur të jetoj përgjithmonë jashtë.Sigurisht që Enri është arsye që unë kaloj më tepër kohë në Tiranë (qesh).

0G7A7129

Çfarë aspiron Fioralba? Do televizionin, apo…

Televizioni gjithmonë më ka pëlqyer, nuk do i thoja jo. Përveç modelingut jam marrë edhe me biznesin e familjes kështu që e shoh mirë veten edhe aty.

Ku ndodhesh tani?

Tani ndodhem në USA, Wshington D.C. Do qëndroj dhe pak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas nisem drejt Shqipërisë./revistawho.com