• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Në kohët që po jetojmë, vajzat me buzë si të Andreas i quajnë Barbie! Ju ngjan gjë si kukulla e famshme?

Ajo quhet Andrea Emilova Ivanova, jeton në Bullgari dhe është 22 vjeç. Ka shpenzuar mijëra euro për të realizuar fillers në shumë seanca. Transformimin e saj e filloi në vitin 2018 dhe që nga ajo ditë nuk ndaloi më kurrë derisa i bëri buzët në formën që janë sot. Madje dëshira e të ashtuquajturës ‘Barbiet njerëzore’ është që të vazhdojë akoma me ndërhyrjet.

“Më pëlqejnë shumë buzët e mia megjithëse ma bëjnë të vështirë të ushqehem, por nuk është problem. Prap nuk i vë kufi ushqimit. Nuk di në janë buzët më të mëdha në botë, por me siguri janë ndër më të mëdhatë”, u shpreh Andrea për ndjekësit e saj.

Mjeku i saj e ka këshilluar që të mos bëjë më ndërhyrje në vazhdim, por ajo është e vendosur të vazhdojë, thjesht do presë dy muaj për procedurën e radhës. Andrea shprehet se e ka humbur numërimin e parave që ka shpenzuar, por mund të jenë rreth 4 mijë euro. Megjithëse jo të gjithë e pëlqejnë mënyrën si ajo duket, 22-vjeçarja nuk shqetësohet fare për fjalët që i thonë, ajo thjesht është e lumtur me veten./revistawho.com