Si gjithë të tjerët edhe këngëtarja Ronela Hajati është vetizoluar në shtëpinë e saj duke pritur që kjo situatë të mbarojë. Së fundmi ajo në llogarinë e saj në “Instagram” ka aktivizuar opsioni për pyetjet nga ndjekësit një mënyrë kjo për të kaluar kohën dhe për t’u argëtuar sadopak. E pyetur nga një ndjekëse kush është bashkëvuajtësi i saj në karantinë, Ronela zbuloi se këto ditë në karantinë po i kalon me nënën.
Gjithashtu këngëtarja nuk mund të rrijë pa menduar për gjërat që do të bëjë pasi kjo situatë të mbarojë dhe të ketë mundësi të dalë për të vazhduar jetën normalisht. Një ndër gjërat që ajo mezi po pret që të bëjë zbuloi se është puna.