• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Në gjurmët e mamit, vajza e Monica Belluccit, imazh i Dolce&Gabbana-s

Deva Cassel vajza e Monica Belluccit është protagoniste në fushatën e re reklamuese të parfumit më të ri që do lançojë ‘Dolce & Gabbana ‘. Parfumi quhet ‘Dolce Rose’, ka në përbërje lule, kombinuar me fruta dhe trëndafil. Brandi fton të gjitha vajzat ‘Dolce’ (të ëmbla) të botës të bashkohen në sloganin #RoseAttitude. Xhirimet janë realizuar në liqenin e Comos në Itali, ku vajza e Monicës shfaqet elegante dhe e bukur, njësoj si e ëma.

Megjithëse di 4 gjuhë të huaja dhe jeton mes Parisit dhe Romës, Deva jetën do ja kushtojë modës dhe ky vendim është marrë prej kohësh nga ajo./revistawho.com