• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Në gjithë botën 259 gazetarë të arrestuar, Turqia e para me 81

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se “përndjekja e paprecedent” e mediave në Turqi, pas përpjekjes për grushtet në muajin korrik, ka rritur numrin e përgjithshëm të gazetarëve të arrestuar në nivele të papara. Organizata me seli në Nju Jork tha se më 1 dhjetor, në gjithë botën, prapa hekurave kanë qenë 259 gazetarë, përfshirë së paku 81 në Turqi. Kjo thuhet të jetë shifra më e lartë prejse Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka nisur numërimin vjetor më 1990. Kina, e cila ka pasur më së shumti gazetarë të arrestuar në vitin 2014 dhe 2015, ka zbritur në vendin e dytë, me 28 gazetarë në burg. nEgjipti, Eritrea dhe Etiopia pasojnë Kinën.

“Gazetarët që punjnë për të mbledhur dhe shpërndarë informacione, kryejnë shërbim publik dhe të drejtat e tyre janë të mbrojtura me ligjin ndërkombëtar”- tha drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Joel Simon.

“Është tronditëse që kaq shumë qeveri shkelin angazhimet e tyre ndërkombëtare, duke burgosur gazetarë dhe duke shtypur lirinë e shprehjes”- shtoi ai.