• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Në fshehtësi të plotë/ ‘VIP-at’ shqiptarë që u martuan jashtë vendit dhe larg publikut

Disa preferojnë të bëjnë një dasmë të madhe e ta ndajnë gëzimin me të njohur e të panjohur ndërsa të tjerë preferojnë që këtë moment ta shijojnë në privatësi, me një dasmë sekret e me të ftuar vetëm njerëzit e zemrës. Kështu ndodh edhe me ‘VIP-at’ shqiptarë, disa prej të cilëve kanë vendosur të martohen në fshehtësi, madje jashtë vendit që askush të mos e mësonte dhe më pas lajmin e bukur na i kanë dhënë përmes rrjeteve sociale.

Klea Huta dhe Elgit Doda janë martuar në Marok por askush nuk e dinte. Vetë çifti e zbuloi këtë duke publikuar së fundmi fotot të veshur nuse e dhëndër. Klea shkëlqente e veshur me fustanin e bardhë dhe i bëri një dedikim Eligitit. “Të dashuroj bashkëshorti im. Zoti na bekoftë dhe syri i keq mos na paftë”-shkruante Klea.

Një tjetër dasmë që u zhvillua larg publikut ishte e Miriam Canit dhe Alban Skënderaj. Çifti u martuan në Maldive, vendi ku ata xhiruan klipin e këngës “Duamë” dhe mësuan se do bëhen prindër për herë të dytë. Në maj të vitit të kaluar vetë çifti publikoi fotot nga dasma dhe zbuluan se janë martuar. Dasma e tyre ishte shumë e veçantë pasi prezent ishte edhe vajza, Ameli.

Modelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini u martua dy vite më parë me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu. Çifti kurorëzuan dashurinë në martesë me një ceremoni në Las Vegas dhe lajmin e dha Angela një ditë më pas. Modelja u martua me një fustan të zi dhe larg tradicionales.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço u martuan gjithashtu jashtë vendit me një dasmë ku privatësia ishte primare. Çifti e mbajtën dasmën në Komo të Italisë dhe kishin ftuar familjet dhe njerëzit e tyre më të afërt. Ishin mediat ata që publikuan pak foto nga dasma dhe pas disa ditësh Lori e Sara sollën foto e video të plota që të gjithë mund të shihnin magjinë e asaj dite./revistawho.com