• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në formë perfekte fizike, Arbana Osmani i surprizon të gjithë me fotot e fundit pas ardhjes në jetë të Diellit

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë me djalin e saj të cilin së bashku me Eduartin, vendosën ta quajnë Diell. Megjithatë fill pas këtij momenti Arbana është shfaqur në formë mjaft të mirë fizike.

Së fundmi moderatorja ka ndarë disa poza nga shtëpia e saj, ku shfaqet e veshur me fustan të zi dhe mjaft e qeshur. Ajo çfarë bie në sy është eleganca e Arbanës, e cila është kthyer menjëherë në formë perfekte fizike.

Edhe ndjekësve të moderatores nuk i ka shpëtuar ky detaj dhe e kanë komplimentuar për pamjen dhe e kanë uruar për ardhjen në jetë të voglit.

Kujtojmë se vetëm 1 ditë më parë, Arbana zbuloi dhe dhuratën e veçantë të Edit, i cili i dhuroi një varëse me emrat e dy djemvë, Jon dhe Diell nga dizenjuesi i preferuar i moderatores./revistawho.com