Tashmë janë bërë shumë ditë që Shqipëria, ashtu si shumë vende në botë, po përballet me ditë mjaft të vështira për shkak të Koronavirusit. Vetizolimi ka bërë që shumë personazhe t’i përvishen gatimit apo aktivitetit fizik. Edhe në familjen e Miriamit dhe Albanit ka ndodhur po njësoj, por ndryshe nga zakonisht në shef kuzhine është ‘shndërruar’ këngëtari. Këtë e ka zbuluar Miriami me një foto të pjatës së pastave, që sipas këngëtares është një ‘sajesë alla Albani’ por shumë e shijshme. Me sa duket këngëtari shumë i dashur paska edhe një talet tjetër, që mund ta ushtrojë në kohën e lirë, atë të qenurit një kuzhinier mjaft i mirë.