Historia Tea-Beart është kthyer në një telenovelë: Hidh e prit me njëri-tjetrin statuse e video që po fitojnë një vëmendje të madhe. Kësaj meseleje i është future sot edhe Andi. Ky i fundit qëndroi i heshtur për një kohë të gjatë, por tani ka vendosur të flasë. Përmes një statusi në rrjete sociale, Andi shkruan se së shpejti do tregojë edhe ai versionin e tij.
“Do të ketë gjëra të forta”-paralajmëron ai.
Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh…Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë folloë në faqen time në “Facebook” do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, ka shkruar Andi.
Kujtojmë që Andi dhe Tea dolën çift nga “Përputhen”, por pak ditë më vonë u zbulua se e gjitha ishte një lojë pasi konkurrentja prej kohësh kishte nisur një lidhje me Beartin.
Tani na mbetet të dëgjojmë edhe versionin e Andit.