Në ditën ndërkombëtare të vajzave, këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj ka zgjedhur të ndajë në llogarinë e saj disa foto të dy vajzave të saj, Anxhelina dhe Agnesa Hadërgjonaj.
“Dita ndërkombëtare e vajzave. Ju dua të dyjave kaq shumë. Gëzuar”, ka shkruar artistja krah postimit në ‘Instastory’.
Kujtojmë se Albërije ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzat e saj dhe këtë e kanë treguar jo vetëm në intervista të ndryshme, por dhe komentet në rrjetet sociale.
Anxhelina dhe Agnesa kanë ndarë momente të ndryshme gjatë kësaj vere duke treguar se e kanë shijuar maksimalisht atë buzë detit nën temperaturat e larta dhe vizitat në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë./revistawho.com