• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në ditën e tij të lindjes, Ledri Vula i prezanton të gjithëve të atin

Si rrallëherë reperi i njohur, Ledri Vula ka ndarë një foto me babain e tij. Ai ka zgjedhur ta urojë me anë të një postimi në ‘Instagram’ në ditën e lindjes duke i uruar fjalët më të ndjera.

“Gëzuar ditëlindjen bab. Mendoj për ty në këtë ditë speciale për ty dhe të dërgoj urimet e mia. Ti je babai më i mirë që çdokush mund të dëshirojë”, ka shkruar Ledri krah fotos në ‘Instastory’ ku shfaqet duke përqafuar të atin.
Kujtojmë se deri më tani reperi ka ndarë momente të ndryshme me mamanë e tij, Xheraldinën, duke ngjallur jo pak kuriozitet tek fansat për të atin, të cilin vendosi ta urojë publikisht ditën e sotme./revistawho.com