• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në ditën e lindjes së saj, Ami zbulon se sa shumë është rritur Sia dhe si duket ajo tani

Amarda Toska ka festuar sot ditëlindjen e saj midis shumë urimesh të mbërritura në llogarinë në rrjetet sociale. Moderatorja ka ndarë pamjen e zyrës së saj të mbushur me tollumbace, por dhe darkës që ka shijuar pranë njeriut të saj të zemrës, Ermalit.

Ndërsa pak më parë, Ami ka publikuar dhe një foto me vajzën e saj, Sia, duke e zbuluar mjaftueshëm pamjen e të voglës. “Sia dashuria, ditëlindja ime”, ka shkruar Toska krah postimit ku shfaqet së bashku me vajzën duke u argëtuar. Ajo çfarë bie tjetër në sy është fakti se Sia rritet edhe më shumë dita ditës.

Kujtojmë se deri më tani, Ermali dhe Amarda janë treguar shumë të kujdesshëm me pamjen e vajzës, duke publikuar shumë pak foto, megjithatë duket se ditëlindja e moderatores i ka bërë të ndryshojnë mendim./revistawho.com