Dita e sotme, 19 mars njihet në të gjithe Europën si dita e baballarëve. Megjithatë kjo ditë e shenuar, në vende të ndryshme daton në periudha kohore të ndryshme.
Në vendet katolike të Europës ajo festohet në 19 mars dhe njihet si dita e Shën Jozefit që nga mesjeta. Ndërsa në Amerikë, dita e baballarëve u themelua nga Snora Smart Dod dhe festohej në ditën e tretë të qershorit, për herë të parë në 1910.
Megjithatë personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar kanë zgjedhur ta urojnë sot ditën e baballarëve, duke ndarë foto dhe kujtime te vyera me më të shtrenjtët e tyre.
Iva Tiço ka publikuar një moment nga fëmijëria krah të atit, shoqëruar me mbishkrimin: “Festa e babit”. Ne foto duket gazetarja e njohur me floket e kapur bishtalecë duke buzëqeshur në Apoloninë e Fierit me shokun e saj të fëmijërisë.
Turjan Hysko ka publikuar një foto të mamasë dhe babait në ditën e dasmës. “Dita e baballarëve”, ka shkruar producenti duke kujtuar kështu të atin e ndjerë në një ditë si e sotmja.
Arbana Osmani ka ndarë një moment nga udhëtimet me të atin, shoqëruar me një dedikim të ndjerë: ““Askush në këtë botë, nuk mund ta dojë një vajzë, më shumë se babai i saj” Por edhe une vdes për të ama? Happy father’s day to my favorite human, my superhero❤️”.
Marcela Lati ka ndarë një momment me të atin, të dy duke vështruar pafundësinë e qiellit dhe detit.
Rudina Dembacaj ka ndarë një moment tejet e qeshur me të atin. “Ba, fjala më e bukur në botë”, ka shkruar aktorja në postimin e fundit me babain, i cili nuk jeton më.
Iva dhe Turjani kanë zgjedhur një foto bardhezi me më të dashurit e tyre, duke qenë se nuk i kanë më baballarët që janë ndarë herët nga jeta./revistawho.com