• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në ditën e baballarëve, Big Basta shkruan dedikim për Vesën: Faleminderit zemra ime

Sot është dita ndërkombëtare dedikuar baballarëve dhe të gjithë personazhet publikë i kanë kushtuar personit të rëndësishëm të jetës fjalë nga më të ëmblat. Megjithatë vëmendje të veçantë ka tërhequr postimi i Big Bastës, i cili ka shkruar për bashkëshorten e tij. Krahas një fotoje ku shfaqet me Vesën, reperi ka shkruar falënderimin e tij për të në formën më të ëmbël. “Për ditën e babait dua të falënderoj zemrën time që me e ekzistencën e saj si grua dhe si nënë më bëri të besoj dhe të jem një baba i devotshëm pavarësisht largësive apo peripecive. Faleminderit që je ti dhe që më dhurove atë engjëll të bukur. Ju dua shumë”,-shkruan Big Basta.

Kujtojmë se pak javë më parë, reperi është ribashkuar me familjen pas një kohe shkëputjeje gjatë së cilës, ai jetonte në Zelandën e Re ndërsa Vesa me djalin në Kosovë./revistawho.com