Shtatori nuk është vetëm muaji ku shpallen emrat e rinj të ministrave, por është muaji i ndryshimeve të mëdha edhe në ekran.
Ndaj s’mund të mos jemi veç sy e veshë për të parë lëvizjet e emrave të njohur. Fjodora Fjora na ka futur në sfidë me pyetjen e saj se ku do ta nisë ajo sezonin e ri edhe ne në “Who”.
Pas drejtimit të një sërë emisionesh në televizionet më të mëdha në vend, mund të hamendësojmë se logoja e re ku do ta shohim do të jetë diçka që i shkon për shtat prezantueses, e cila për një kohë të gjatë ka drejtuar formate të suksesshme socio-kulturore.
Ne e kemi një ide për Fjodorën pasi së fundmi e kemi parë shpesh në ambjentet e TVSH-së dhe në shoqërinë e drejtorit Martin Leka. Ndaj po j’ua zbulojmë në “Who” se tashmë Fjodorën do ta shohim në ekranin e TVSH-së. Na mbetet veç të marrim vesh më shumë për formatin!/revistawho.com