• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Në betejën ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt po përfshihet edhe kështjella simbol i dashurisë së tyre

Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë vite që po luftojnë dyerve të gjykatave, e kjo tashmë nuk përbën lajm, por së fundmi, pjesë e betejës së tyre ligjore është bërë edhe Chateau Miraval, kështjella në Provence, e cila ka edhe shumë vreshta. Kjo është kështjella ku çifti u martua në 2014-ën dhe ka qenë përherë simbol i dashurisë së tyre, ndërsa përsa i përket anës ligjore, Angelina dhe Brad e kanë në pronësi 50 me 50, sipas një kontrate të parashkruar dhe vendosur më herët. Por Jolie është përpjekur të shesë një pjesë të tokës pa marrë leje nga Brad dhe kjo ka nxitur përplasje mes tyre.

Sipas kontratës, asnjë nga të dy nuk mund të marrë vendime mbi pronën pa e pyetur tjetrin. Kjo çështje është në disfavor të Angelinës, e cila duhet të japë shpjegime para ligjit./revistawho.com