• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në albumin e tij nuk ka asnjë bashkëpunim me femër, Capital T zbulon arsyen pse

Prej kohësh albumi më i ri i Capital T”, “Skulputë” ka ngjallur mjaft kuriozitet. Ai publikoi disa ditë më parë një pjesë të albumit, duke lënë mister një pjesë tjetër.

Megjithëse nuk ka zbuluar emrat, Kapo ka bërë të ditur se bashkëpunimet e tjera do të vijnë edhe me artistë të huaj, duke treguar për “Prive” se s’ka asnjë bashkëpunim me femra. Kjo nuk ka asnjë arsye specifike sipas tij, përveç faktit se i ka zgjedhur bashkëpunëtorët nga energjia e mirë që merr prej tyre.

“Asnjë femër nuk e kam në album. S’ka pasur ndonjë arsye specifike. Thjesht unë bashkëpunimin nuk e nis veç për faktin për me pas një sukses të caktuar ose në baza të interesave që i kemi. Normal që ti kur e bën një bashkëpunim janë edhe ato, por fillimisht nisem prej energjisë që ma jep ai artist, çfarë raporti kam me të, a më pëlqen si artist. Nuk mundesh me gjet një bashkëpunim në karrierën time me një artist që mua nuk më pëlqen, por që e kam ditur që ka me ndez. Ai bashkëpunim nuk ekziston”, është shprehur Kapo.

View this post on Instagram

1 Korrik • SKULPTURË • PART 1

A post shared by Capital T (@truekapo) on