• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në 39-vjetorin e tij, Jul Deda ka disa fjalë për të gjithë dashurinë që ka marrë: Ndihem i vlerësuar…

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka festuar ditën e sotme 39-vjetorin e tij. Në këtë ditë të shënuar për të dhe gjithë njerëzit e dashur të tij, Juli ka zgjedhur të ndajë disa foto shoqëruar me falenderimet për të gjitha fjalët e mira nga ndjekësit.

“Faleminderit…! Sot ne 15 Shtatorin e 39 te jetes sime ndjehem tmerrsisht mire, ndjehem i vleresuar, i respektuar, i sigurte dhe shume i llastuar. E gjithe kjo ndjesi vjen nga fjalet tuaja te mira te rreshtuara ne çdo urim, qe derguat sot drejt meje me te gjitha menyrat. Ju jam mirenjohes. Per mua, raporti i drejt per drejt dhe i sinqerte me ju, eshte jetik, vlen aq shume sa nuk thuhet me fjale. Ju kam shume perzemer. Jeni me te miret…!”, ka shkruar Juli krah postimit të fundit në rrjetet sociale ku kanë vazhduar urimet për ditëlindjen.

Deda ka treguar shpeshherë se vlerëson çdo opinion të ndjekësve të tij dhe ruan një marrëdhënie shumë të mirë me ta. Edhe ditën e sotme ai nuk ka harruar t’i falenderojë për gjithë dashurinë dhe urimet e ndryshme që i kanë shkruar./revistawho.com

https://www.instagram.com/p/CFKpKg3FXg_/