• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ndryshova veten për ju, por tani hoqa dorë! Adele publikon baladën e parë pas divorcit

Pas gjashtë vitesh mungese, Adele ka publikuar këngën e saj të re.

“Easy On Me”, një baladë me melodi emocionuese të luajtur në piano, u publikua mesnatën e djeshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke iu ofruar fansave një  ide mbi albumin e saj të ri, të titulluar “30”.

“Easy On Me” është një këngë, në të cilën Adele shpjegon vendimin e saj për të përfunduar martesën e saj, teksa i kërkon djalit dhe ish-burrit të saj mirëkuptim.

“Unë ndryshova veten, për t’ju vënë ju të dyve në vend të parë”, por tani kam hequr dorë”, këndon Adele.

Ky moment, kaq i vërtetë dhe i pazbukuruar, është me të vërtetë drithërues.

Zëri i Adeles është plot keqardhje, por njëkohësisht po aq i vendosur.

Në klipin e këngës, regjisori Xavier Dolan zgjedh këtë moment për të kaluar nga sfondi bardh e zi në atë me ngjyra, duke e bërë të qartë se ky është tingulli i një gruaje që ka shpërbërë gjithë botën e saj, duke kuptuar se ajo nuk ka pse të ndihet fajtore  pse ka vënë veten të parën./revistawho.com