Nuk ka më dilema, sinoptikanet bëjnë parashikimin që ndoshta shumë nuk e pëlqejnë. “Shqipëria me temperatura dimri pas së hënës dhe vijon……!”- shkruan Meteoalb, duke bere me dije se dimri dhe temperaturat shumë ulta po trokasin.
Parashikimi sipas Meteoalb
Fundjava: Paraqitet kryesisht me vranësira dhe shira, më të konsiderueshëm në Qendër mbrëmjen e së shtunës deri mëngjesin e së dielës ndersa në Veri, shira të dendur mbrëmjen e së dielës deri mesditës e së hënës.
Vranësirat dhe shirat mbeten dominante edhe të hënën, më të dendur në ekstremin Verior dhe Jugor. Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjeseve ndërsa pësojnë rënie me 2 – 3°C gjatë orëve të mesditës, më e ndjeshme në zonat Veriore dhe Lindore.
Mbrëmja e së hënës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin dhe reshje dëbore gjatë natës, në zonat malore.