• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Ndryshime drastike/ Femrat e njohura shqiptare që u kthyen nga brune në bjonde këtë verë

Kjo verë ka qenë sezoni i ndryshimeve të flokëve për shumë personazhe të njohur të ekranit. Mjafton të kujtojmë flokët rozë të Taynës, apo gërshetat me ngjyra të Encës. Ndërkohë vajza të tjera të showbizit kanë zgjedhur të bëjnë ndryshime drastike duke u kthyer nga brune në bjonde. Njëra prej tyre ishte Kida. Këngëtaren gjatë gjithë karrierës së saj e kemi parë brune, por këtë verë vendosi të ndryshojë duke u kthyer në bjonde, një look i cili i shkon shumë. Genta Ismajli gjithashtu vendosi të bëhej bjonde dhe dukej shumë e lumtur me ndryshimin. Pamjen e re këngëtarja e tregoi përmes disa postimeve në Instagram dhe mori komplimenta të shumta. Po ashtu edhe Fifi së fundmi i habiti të gjithë me ndryshimin jo vetëm në peshë, por edhe në flokë. Këngëtarja u shfaq bjonde dhe dukej vërtet shumë e ëmbël me pamjen e re.