Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina u ndalua në Morinë, për shkak se në makinën e saj u gjendën 2 pistoleta.
Pas këtij momenti, gjykata e Kukësit i dha dënimin arrest shtëpie për afatin kohor prej 30 ditësh. Menjëherë pas këtij vendimi Morina u vendos për të qëndruar në një shtëpi në Kukës dhe videon e parë e ndau me vajzën e saj të vogël.
Së fundmi ‘Shqqiptarja.com’ ka ndarë disa foto të këngëtares në ambientet e shtëpisë, e cila shfaqet në gjendje shtëpie, krejtësisht ndryshe nga se si është mësuar ta shohë publiku deri më tani.
Kujtojmë se gjykata e Kukësit mori këtë vendim për Fjollën, duke e gjykuar çështjen dhe marrë parasysh që këngëtarja është nënë dhe duhet të kujdeset për fëmijët e saj./revistawho.com