• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Nora Istrefi uron publikisht bashkëpunëtorin e saj prej 12 vitesh

Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi ka zgjedhur që me anë të një postimi në ‘Instastory’ të falenderojë dhe urojë publikisht Dj e saj, Drilon Furrën, në ditën e tij të lindjes. “Gëzuar ditëlindjen Drilon. Të jam mirënjohëse çdo ditë për punën e palodhur që bën për mua. Je vëllai im i madh, u bënë 12 vite punë së bashku. Gëzuar”, ka shkruar Istrefi krah fotos ku shihet së bashku me Dj me të cilin punon prej kaq vitesh.

Kujtojmë se Nora ka sjellë projekte muzikore të ndryshme ndër vite, të cilat e kanë identifikuar mjaft mirë në tregun muzikor. Projekti i saj më i fundit ishte ai në bashkëpunim me Gjikon, i titulluar ‘Anna’, i cili u kthye menjëherë në një hit./revistawho.com