• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndonëse vendosi të largohet nga pallati mbretëror, Princ Harry vazhdon t’i kryejë detyrat njësoj

Ndonëse Princ Harry vendosi të largohet nga pallati mbretëror, ai vazhdon të japë njoftimet kryesore të aktiviteteve që pritet të zhvillohen në ditët në vazhdim. Duka i Sussex ka lajmëruar me anë të një videoje se lojërat ‘Invictus’ të vitit 2022 do të organizohen në Dusseldorf të Gjermanisë.

Përpos  këtij lajmi Harry ka shtuar se lojërat e këtij viti do të mbahen në Hauge në Netherlands. Me siguri ky angazhim i princit më të diskutuar të momentit, i ka bërë të gjithë ndjekësit e tij të ndihen më mirë.

Kujtojmë se Harry dhe Meghan vendosën të shkëputen nga pallati ‘Kensington’ për të jetuar në Amerikën e Veriut./revistawho.com