• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndonëse të ndarë, Loredana nuk mund ta largojë Mozzik nga vetja

Ndonëse dyshja e njohur, Mozzik dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre disa javë më parë, duket se reperja nuk ka mundur ta largojë plotësisht artistin nga vetja.

Loredana ka ndarë pak më parë një foto ku dallohet se në qafë mban varësen me inicialet H dhe M. Ky detaj nuk i ka shpëtuar dhe syrit të ndjekësve të cilët kanë vënë menjëherë në dukje faktin se këngëtarja mban ende shkronjën e ish-partnerit të saj, Mozzik në qafë.

View this post on Instagram

Schneeflocke

A post shared by Loredana (@loredana) on

Nuk dihet se çfarë mendon reperi lidhur me këtë gjë, megjithatë të gjithë janë në pritje të një reagimi nga ana e tij. Ndërkohë Mozzik ka lajmëruar se në datë 8 nëntor do të publikojë projektin e tij më të fundit me titull ‘Dhelpër Dinake’, e cila sipas spekulimeve në rrjet është një dedikim për Loredanën.

Kujtojmë se dy reperët u bënë disa muaj më parë prindër me një vajzë të quajtur Hana, për të cilën momentalisht kujdeset vetë Loredana./revistawho.com