• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndonëse është bërë me thinja, mamaja e Jul Dedës e thërret vetëm kështu djalin e saj

 

 

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka publikuar këtë fillim viti një foto krah mamasë së tij, duke ndarë me të gjithë ndjekësit se çfarë i ndodh kur e takon atë.
“Erdhi 2020-ta, më kanë dalë thinjat, por ajo vazhdon më thërret ‘I vogli i mamës’. Me thënë të drejtën edhe mua më pëlqen kur ma thotë”, ka shkruar Deda krah fotos së publikuar në llogarinë në ‘Instagram’.
Juliani publikon herë pas here foto me familjen e tij, fëmijët dhe nipërit duke treguar se ata janë njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij.
Përveç këtyre momenteve ai ndan dhe pamje nga puna së bashku me kastin e aktorëve të spektaklit ‘Klanifornia’./revistawho.com