• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Këshilla, Lajme

Ndodheni të izoluar në shtëpi dhe ju mungon palestra? Ja disa nga ushtrimet qe duhet të ndiqni me patjetër

Përveç lokaleve dhe aktiviteteve të ndryshme, rreziku nga Koronavirusi detyroi dhe mbylljen e palestrave. Kjo situatë e vështirë bëri që të gjithë njerëzit të izolohen në shtëpi dhe trupi i tyre të ketë mungesë të aktivitetit fizik. Mirëpo përveç se ndikon në trup, kjo nuk është një gjë e mirë dhe për shëndetin mendor, pasi të gjithë e dimë se aktiviteti fizik përveçse na ndihmon të mbajmë trupin në formë perfekte gjithashtu na ndihmon të kemi dhe një mendje të shëndetshme. Mjafton të kemi pak dëshirë e vullnet dhe lehtësisht mund të zhvillojmë disa ushtrime për të mbajtur trupin tonë në formë sa më të mirë në këto ditë izolimi, pavarësisht ambientit ku ndodhemi. Edhe sportistja e njohur, Deborah Keçi, këshillon të njëjtën gjë. Ajo madje shprehet se edhe në dy metra katror do e gjejë mundësinë për të bërë diçka që të stërvitet. Ndonëse ndodheni në shtëpi, një rol kyç luajnë dhe kompletet sportive të cilat duhet të jenë ato të duhurat për t’ju lehtësuar sa më shumë stërvitjen. Për komoditetin dhe të gjithë ata që adhurojnë veshjet sportive mjafton një vizitë në profilin e “Instagramit” të “Cohlssportswear” dhe trajneres Deborah Keçi dhe do të gjeni gjithçka që ju dëshironi duke filluar nga veshjet e përshtatshme dhe një shumëllojshmëri ushtrimesh të cilat mund t’i zhvilloni lehtësisht në kushtet në të cilat ndodhemi.