• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndjekësit e pyesin, Klea Huta zbulon ndryshimet e fundit të shtatzënisë

Prej disa javësh u be publik lajmi se Klea Huta dhe Elgit Doda janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ndonëse dyshja ka refuzuar të flasë publikisht për këtë moment në jetën e tyre, së fundmi Huta ka vendosur të zbulojë disa detaje rreth shtatzënisë.

Nga pyetjet në ‘Instastory’, Klea ka pohuar se tashmë e kanë gjetur emrin e bebit, por nuk do ta zbulojnë. Ajo ka treguar se gjatë kësaj periudhe ka shtuar 8 kilogramë të tjera.

Me siguri ndjekësit e moderatores janë kureshtarë për të tjera detaje, të cilat Klea mund t’i zbulojë në javët në vazhdim.

Kujtojmë se në muajin nëntor të vitit të kaluar, Klea kurorëzoi dashurinë e saj me Elgit Dodën në Marok, duke ndarë me të gjithë fotot e veçanta të ceremonisë./revistawho.com