• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Ndiheni keq në shkollë? Edhe Fjoralbën e paskan paragjykuar si “maloke”

Fjoralba Ponari ka treguar gjithmonë pa u stepur detaje nga jeta e saj që jo të gjithë e kanë të lehtë t’i pranojnë. Këtë herë në seancën e radhës të pyetje-përgjigjeve, ajo pranoi se është ndjerë e paragjykuar për faktin që është veriore me origjinë. Sipas asaj që rrëfeu, këtë e ka vuajtur më shumë kur ishte e vogël, madje nga një prej mësueseve të saj.

“Kam kujtime jo të mira, sidomos nga 9-vjeçarja dhe në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila, fëmijët veriorë (ku bëja pjesë dhe unë) i ofendonte e i trajtonte me një përbuzje ç’njerëzore. Madje mbaj mend, kur mamaja ime erdhi që të ballafaqohej me të për qëndrimin që kishte ndaj meje…përgjigjen e saj (pasi kuptoi që ime më nuk ishte veriore) e kam të skalitur në kujtesë që shprehimisht i tha: “Po ti duhej të më thoje, që është gjysmë MALOKE (jo malësore) vajza se dhe e zgjidhnim ndryshe!” Megjithatë injoranca dhe përbuzja, jo e saj, por e askujt, nuk më ka penguar kurrë që të luftoj drejt së ardhmes time dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vajza jote”, -iu përgjigj Fjoralba personit që e pyeti.

Paragjykimet për origjinë kanë ekzistuar gjithmonë mes nesh, por jo vetëm. Siç kuptohet, nuk kursejnë askënd, por është në dorën e secilit, mënyra si reagon dhe a e lejojnë të ndikojë në jetën e tyre gjithë negativiteti i situatave të tilla./revistawho.com