• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare, deputeti i LSI Gjovalin Kadeli

Deputeti i LSI në qarkun e Lezhës Gjovalin Kadeli ka ndërruar jetë në Itali sot, ku ishte shtruar pas problemeve shëndetësore nga te cilat vuante. Deputeti Kadeli 53 ­vjec, vuante nga pankreasi akut dhe në muajin mars ai u nis me urgjencë në Itali. Kadeli ka qenë deputet ne dy legjislatura. Tashmë ai përfaqësonte LSI në Lezhë, teksa më parë ai u zgjodh deputet në 2013 pasi kandidonte në listat e PD. Kadeli ka qenë deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama. Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike. Por pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkangjit Grupit Parlamentar të LSI-­së. / Panorama