• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Ndërroi 8 partnerë në ‘Dancing with the stars’, balerina shqiptare zbulon të preferuarin

Isida Mollaymeri është një ndër balerinat më aktive të skenës shqiptare. Ajo për tetë edicione rresht ka qenë pjesëmarrëse në spektaklin e vallëzimit “Dancing with the stars”. E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Isida ka folur për eksperiencën e saj. Ndër të tjera, balerina rrëfeu se cili nga 8 partnerët që ka patur është i preferuari. Ndërkohë përgjigja erdhi shumë shpejt. Pa u menduar gjatë, ajo tha: “Viktor Zhusti. Pranë Viktorit ndihem gjithmonë shumë mirë”.

Kujtojmë që dyshja së bashku kanë pasur dhe një eksperiencë tjetër në skenë duke u paraqitur si moderatorë, për të cilën Isida u shpreh se e shijoi shumë./revistawho.com