Puntata e radhës e ‘Përputhen’ ka nisur me një debat që kaloi në sharje dhe konfrontime fizike mes dy protagonistëve, Fatjonit dhe Erisit. Diskutimi nisi pas lajmit që Ledjana, një nga konkurentet e reja të programit ka kërkuar një periudhë pauze nga emisioni për të kuptuar çfarë do bëjë me pjesëmarrjen e saj. Gjatë diskutimit për këtë situatë Fatjoni dhe Erisi patën përplasje mendimesh, duke përfunduar në sharje dhe përplasje fizike që u ndalua nga djemtë e tjerë. Pas kësaj situate dhe ndërprerjes së programit, dy djemtë u përjashtuan nga studio dhe ende nuk dihet çfarë do vendosë produksioni për ta./revistawho.com