• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ndërkohë që vajza e saj fle, Emina Cunmulaj i përgatit surprizën më të bukur të ditëlindjes

Emina Cunmulaj ka vendosur të shkëputet nga modelingu për t’ju dedikuar totalisht fëmijëve të saj. Ajo publikon shpesh herë foto apo video të momenteve që kalon me familjen, sidomos me dy vajzat e saj, Ella Faria dhe Mia Soraya. Ditën e sotme, Ella mbush 3 vjeç dhe Emina ka vendosur t’i përgatisë një surprizë ndërkohë që ajo është në gjumë. Ish-modelja e ka mbushur dhomën me tollumbaca të mëdha me personazhe të filmave vizatimorë, ku ngjyra rozë dominon. “Të dërgoj shumë dashuri dhe urime të ngrohta në ditëlindjen tënde”, shkruan Emina mbi videon që ka publikuar në ‘Instastory’, teksa Ella duket e shtrirë në krevat. Nuk e dimë si do të jetë reagimi i saj kur të zgjohet në mëngjes dhe të shohë surprizën që mamaja i ka përgatitur, megjithatë presim të shohim se si do të vijojë festa e ditëlindjes./revistawho.com