• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndarje e bujshme, Cardi B firmos dokumentet e divorcit nga Offset

Reperja e njohur, Cardi B ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti i saj Offset, pas 3 vitesh së bashku. Cardi ka firmosur dokumentet e divorcit ditën e djeshme dhe ka kërkuar kujdestarinë e vajzës, Kulture. Thuhet se dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për ndarjen e pasurisë dhe ky vendim i takon gjykatës. Cardi dhe Offset dukeshin mjaft të dashuruar që pas tradhtisë së Offset vitin e kaluar. Ata duket se e kaluan këtë krizë, por nuk dihet çfarë ka ndodhur tani sepse asnjëri nga të dy nuk ka reaguar. Kujtojmë se Cardi dhe Offset u martuan në fshehtësi të plotë në vitin 2017.