• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndarja nga jeta e Rikard Ljarjës, flet i prekur Mevlan Shanaj: Kam dhimbje të jashtëzakonshme

Dy ditët e fundit arti shqiptar është përballur me një humbje të madhe, atë të aktorit të njohur Rikard Ljarja, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Ditën e djeshme në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishin dy miqtë e tij më të mirë, regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj, së bashku me bashkëshorten e tij, shkrimtaren, poeten dhe skenaristen Natasha Lako. Ai rrëfeu se ndjen një dhimbje të jashtëzakonshmw, se Rikardin e kishte model në jetën e tij për shpirtin që kishte.

“Që nga fillimi, unë shikoja tek Rikardi njeriun model për ta imituar, e di artistët gjithmonë gjejnë një model. Po imitimin nuk do ta bëja në talentin e tij, por do ta bëja në shpirtin e tij. Kini parasysh, e di kush është Rikardi tek filmi Deda është një episod shumë i thjeshtë, është një etyd, Rikardi me Elida Cangonjin rreth sobës, po thekin bukë. Nuk ka etyd më madhështor të marrëdhënieve, le të jesh i pasuri, le të jesh çudi e botës, atë ndjesi, atë marrëdhënie të ngrohtë që ta jep shpirti i syve të Rikardit, në atë marrëdhënie, ajo është dashuria më e madhe. Pra dashuria tek Rikardi buronte prej shpirtit, nuk ishte mjeshtëri e interpretuar dhe kjo ishte ajo që unë gjithmonë e kam pasur lakmi, zili, e kisha mik dhe e kam dashur deri në fund të jetës. Më pak se 24 orët e fundit, në të cilat ishte i rënduar dhe nuk pati dëshirë ta shihja në WhatsApp, ta shikoj si figurë. Kuptohet kam dhimbje të jashtëzakonshme për këtë njeri”, u shpreh ai mjaft i prekur.