• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Ndaj kam ngelur beqar”! Përgjigja e ish-të dashurit të Jennifer Lopez bëhet virale

Jennifer-in e humbi, por sensin e humorit aspak.

Alex Rodriguez i ka bërë të gjithë të qeshin me përgjigjen e tij në FOX Sports, pasi u shfaqën pamjet e lojtarëve nga Tampa Bay Rays.

“Nuk është hera e parë që njerëzit kanë ngrënë kokoshka në mes të lojës”, tha Kevin Burkhardt, pasi në ekran u shfaq Cameron Diaz duke ushqyer me kokoshka Rodriguez gjatë Super Bowl 2010.

Alex, i cili pati një lidhje me Diaz nga viti 2010 deri në vitin 2011 tha: ” Epo, kjo është ndoshta arsyeja pse jam beqar”. Përgjigja e tij ka shkaktuar shumë ilaritet në studio.

Ndërkohë që ndarja e tij nga Jennifer Lopez është ende plagë e freskët, sidomos pas rilidhjes së saj me Ben Affleck. Përgjigja e Alex tashmë është bërë virale dhe videoja po bën xhiron e rrjeteve sociale./revistawho.com