George Martin producenti “The Beatles”, ka ndërruar jetën në moshën 90-vjeçare. Ai është quajtur si anëtari i pestë i “Beatles”.
Lajmi u njoftua nga bateristi Ringo Starr me anë të një postimi në Twitter. Ai tha se “George do të na mungojë”. Familja e tij ka falënderuar të gjithë për lutjet dhe mesazhet mbështetëse.
Ai firmosi kontratë me Beatles më 1962, në markën e tij Parlophone. The Beatles ishin kthyer mbrapsht nga shumë kompani regjistrimi, kur Martin i ftoi ata për një audicion në kompaninë e tij. Edhe pse ishte skeptik për aftësinë e tyre në muzikë dhe shkrimin e këngëve, ai u përshtat menjëherë me ta.