• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja Edi Luarasi

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja Edi Luarasi. Lajmin e kanë bërë të ditur, miq të saj në rrjete sociale. Aktorja e njohur kishte vite që ishte shkëputur nga jeta publike dhe ekrani. Sidomos pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit Mihillaq Luarasit. Prej kohësh ka qenë e sëmurë dhe luftën me problemet shëndetësore e humbi.

Që në moshë të re, ajo debutoi në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”. Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ka interpretuar pak role në filmin artistik. Është “Artiste e merituar”.

Me ndalimin dhe censurimin e dramës “Njollat e Murme” lidhet dhe trauma e familjes Luarasi.

Asokohe i shoqi i Edit, regjisori i talentuar Mihallaq Luarasi, futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në rrobaqepësi, për të perballuar vështirësitë financiare.

Megjithse 51 vjeçe, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë. Paksa e vështirë për të, pas 20 vjet shkëputjeje, megjithatë me kurajo e pasion të pashtershëm, ajo arrin të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht ne skenën të cilën aq shumë e kishte dashuruar.