Është ndarë nga jeta këtë të shtunë Larry King, prezantuesi shumë i famshëm amerikan që intervistoi liderë politikë e artistë hollivudianë. King ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 87-vjeçare. Në fillim të këtij muaji, prezantuesi u shtrua në spital pas infektimit me Covid-19.
King është përballur me disa probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit, përfshirë edhe atak në zemër.
Karriera e tij u shtri në plot gjashtë dekada, ku në 25 vite drejtoi programin e tij personal në CNN.
Larry King u bë i famshëm në vitet ’70 me programin e tij “The Larry King show”. Më vonë u bë drejtues i Larry King Live në CNN dhe editorialist i gazetës USA Today. Programi i tij i fundit ishte “Larry King Now”.
Prezantuesi ka qenë i martuar 8 herë dhe ka patur 5 fëmijë. Dy prej tyre u ndanë nga jeta vitin e kaluar, e bija Chaia vdiq nga kanceri i mushkërisë ndërsa i biri Andy nga ataku në zemër.