Nehir shkatërron festën që Bahar ka organizuar për Nazimin. Nga një bisedë e Nehirit dhe Baharit, Nazim mëson se të dyja e kanë mashtruar dhe nuk janë shtatzënë. Telashet nuk kanë fund për Tarikun, Azrën dhe Ibrahimin. Po me Halitin çfarë do të ndodhë? Nehir i thotë Nazimit se ajo ende e dashuron dhe e ndjen që edhe ai e dashuron atë. Nazim nuk e fsheh dot dashurinë ndaj Nehirit sado përpiqet të mos shkatërrojë familjen që ka ndërtuar.